Bëheuni gati rossonerë, ylli i madh po zbarkon në “San Siro”

13:31 | 10 Prill 2019

Lucas Paquetá nuk do të jetë emri i vetëm brazilian te Milano.

Dhe emri i ri, i shënjestruar zyrtarisht nga Leonardo, është pikërisht ajo Everton i Grêmio që është monitoruar për një kohë të gjatë dhe që kohët e fundit gjithashtu ka rënë në sy të skuadrës kuqezi, përcjell ORAinfo.

Kontaktet filluan. Klubi shkon përpara dhe po mundohet ta sjellë atë në San Siro.

Vetëm një gol këtë vit në ligë për Hakan Calhanoglu dhe Fabio Borini, pesë për Suso dhe tre për Samuel Castillejo që kanë shumë pak për të prekur një zonë sulmuese, dhe Krzysztof Piatek nuk do të jetë gjithmonë në gjendje të punojë mrekulli.

Kësisoj, sulmuesi brazilian shihet si ideal për fazën sulmuese të MIlanit./ORAinfo/

Komento: