Behgjet Pacolli: Aleatët po e humbin durimin me Kosovën

09:03 | 01 Mars 2024
behgjet-pacolli:-aleatet-po-e-humbin-durimin-me-kosoven


Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka deklaruar për Front Online se çështja e dinarit nuk është dashur fare të jetë temë në dialog.

Ai, thotë se për këtë temë është dashur të ketë koordinim me partnerët.

Sipas Pacollit, në këtë drejtim vetëm Kosova është e humbur, pasi që aleatët po humbin durimin e tyre.

“Jo, në asnjë rrethanë. Çfarë duhet të bëhej është koordinimi me partnerët tanë, të gjenin mënyra për të mos pasur efekte sociale tek popullsia e prekur dhe për të mos krijuar një krizë artificiale që përfundon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kosova është vetëm e humbura këtu, ndërsa partnerët dhe aleatët tanë po humbin durimin, por ashtu siç shihet edhe ndikimin në Kosovë, gjë që flet për një fenomen të rrezikshëm për vendin dhe për të ardhmen”, ka thënë për Front Online ish-ministri Pacolli.

Komento: