Behgjet Pacolli bisedon me Granit Xhakën: I gatshëm t’ia paguajë dënimin nga FIFA

14:02 | 04 Dhjetor 2022

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka biseduar sot me lojtarin e Zvicrës me prejaradhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Pacolli ka thënë se është i gatshëm t’ia paguajë Xhakës dënimin nga FIFA, në lidhje me fanellën e Jasharit.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, FIFA u raportua se ka nisur hetime ndaj Granit Xhakës për shkak të fanellës së Jasharit, që Xhaka e mbajti pas përfundimit të ndeshjes me Zvicrës dhe Serbisë.

Komento: