Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në dasmën e vajzë së Trumpit, dalin detaje të reja

09:13 | 12 Nëntor 2022

Kush është vajza e Trumpit, në dasmën e së cilës shkon Pacolli?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trumpit, që është vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Mediat amerikane shkruajnë prej muajsh për këtë dasmë dhe sipas disa raportimeve, pritet që të jenë më shumë se 500 të ftuar.

Tiffany është fëmija i katërt i ish-Presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm nga martesa me gruan e dytë, aktoren dhe modelen, Marta Maples.

Në Amerikë, e njohur si “Trump e harruar”, Tiffany është rritur me nënën e saj në Kaliforni pas ndarjes së prindërve të saj dhe është bërë më shumë e famshme vetëm së fundmi.

Tiffany ishte komentuar shumë në media për një udhëtim 10-ditor që e kishte bërë në Serbi në mars të 2019-s, që raportohej t’i kishte kushtuar 23 mijë dollarë taksapaguesve të vendit.

29-vjeçarja do të martohet nesër në rezidencën luksoze të babait të saj në Miami.

Dhëndri është Michael Baulous, një amerikano-libanez miliarder, me të cilin, Tiffany është takuar verën e 2018-s gjatë pushimeve në Greqi.

Ajo u fejua me Michael në Shtëpinë e Bardhë dhe dha lajmin një ditë para se babai i saj ta përfundonte zyrtarisht mandatin si President i SHBA-së.

Komento: