Behgjet Pacolli e çon “emisarin” e tij te Kryeministri Abazoviq

13:59 | 29 Prill 2022

Pacolli e çon “emisarin” e tij te Kryeministri Abazoviq.

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka vizituar sot kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Murseli përmes një postimi në “Facebook”, tha se në Qeverinë e Malit të Zi ka shkuar me ftese të Abazoviqit.

E Murseli thotë se është shqiptari i parë nga Kosova që i shkoi për urime kryeministrit të ri malazez.

“Sot në Podgoricë urova Kryeministrin Abazoviç për postin e tij historik, si shqiptari i parë Kryeministër në vend. I lumtur të jam mysafiri tij i parë nga Kosova. 🇽🇰 🇲🇪”, ka shkruar ai.

Shqiptari Dritan Abazoviq u zgjodh dje kryeministër i Malit të zi.

Komento: