Pacolli e jep pagën vjetore për zonat e vërshuara, u kërkon Ministrave e deputetëve ta japin nga një rrogë.
Deputeti Behgjet Pacolli ka njoftuart se do ta jap pagën vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, për të gjithë të prekurit nga vërshimet, raporton Express.
Pacolli i ka ftuar kolegët e tij deputetë dhe ministrat që ta ndajnë pagën e janarit për këtë qëllim.
“Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit”, ka shkruar Pacolli.