Behgjet Pacolli flet për takimin Kurti-Vuçiq: Sot mund të fillojë shkrimi i faqës së re për Republikën e Kosovës

09:21 | 27 Shkurt 2023

Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Sot mund të fillojë shkrimi i faqës së re për Republikën e Kosovës.

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, që do të mbahet sot në Bruksel.

Pacolli përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, duhet të mbështetet delegacioni i Kosovës, teksa shton se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Pacolli duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë, shkruan se gjatë ditës së sotme mund të fillojë shkrimi i faqës së re për Republikën e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Sot mbi të gjitha është Kosova!

Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar.

Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca.

Sot mund të fillojë shkrimi i faqes së re për Republikën e Kosovës.

Shpresojmë dhelutemi që gjithçka të shkojë mirë.

Komento: