Behgjet Pacolli ftohet në inaugurimin e presidentit Biden

21:01 | 18 Janar 2021

Behgjet Pacolli ftohet në inaugurimin e presidentit Biden.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar të jetë pjesëmarrës për rastin e inaugurimit të presidentit të 46-të të SHBA’së, Joe Biden.

Diçka të tillë ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Naim Murseli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga Express se a do marrë pjesë kreu i AKR’së, zëdhënësi i tij ka thënë se nuk do jetë pjesë e ceremonisë.

” Jo, kesaj radhe nuk mund te marre pjese z. Pacolli”, deklaroi Murseli, pa bërë me dije ndonjë detaj tjetër.

Ftesë për rastin e përcjelljes së ceremonisë mori edhe ish-deputeti i LDK’së, Faton Bislimi. I njëjti refuzoi pjesëmarrjen, për arsye të vendosjes së protokolleve të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit nga SHBA’ja.

Demokrati Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të i SHBA’ve të mërkurën.

Komento: