Behgjet Pacolli nënshkruan në Uashington marrëveshje qindra milionëshe në samitin e biznesit SHBA-Irak

23:35 | 18 Korrik 2026
behgjet-pacolli-nenshkruan-ne-uashington-marreveshje-qindra-milioneshe-ne-samitin-e-biznesit-shba-irak

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka njoftuar se me kompaninë e tij ka nënshkruar një marrëveshje milionëshe në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje që e bëri në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit e bëri në prani të kryeministrit të Irakut,

“Nënshkrimi u bë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T. Ali Al-Zaidi dhe sekretarit të Energjise te ShBA Chris Ëright,  me Guvernatorin e Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil, dhe parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturen komplete urbane banesore,  gastronomike si dhe ambientale. Jam krenar që JV jonë Mabetex Veritas vazhdon të sjellë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete që krijojnë vende pune, rivendosin komunitetet dhe përparojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rast midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut”.

Komento: