Behrami po mendon për pensionimin nga futbolli.
Karrierës së suksesshme në Premierligë e Serie A po i vjen fundi – Valon Behrami ka nisur të mendojë tashmë për pensionimin, raporton Gazeta Express.
Mesfushori kosovar ka deklaruar se do të dëshironte që ta përfundonte karrierën e tij te Genoa, aty ku po luan edhe këtë sezon.
Behrami nënshkroi me Genoan në janar, derisa ka zhvilluar 7 paraqitje këtë edicion.
“Thirrja e presidentit Preziosi përfaqësoi një moment të pabesueshëm: Genoa ishte një dëshirë e imja prej një kohë të gjatë. Ëndrra më romantike është që ta përfundoj aty ku fillova gjithçka”, ka theksuar Behrami.
Gjithë karrierën, Behrami e ka kaluar në Premierligë, Bundesliga (vetëm një sezon) dhe Serie A, teksa ka ndërruar 9 klube.