Behrami ngrit alarmin se si në gjimnazin “Xhevdet Doda” u aprovua kërkesa e Speciales për ligjërata

14:56 | 22 Janar 2026
behrami-ngrit-alarmin-se-si-ne-gjimnazin-“xhevdet-doda”-u-aprovua-kerkesa-e-speciales-per-ligjerata

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka  ngritur shqetësimin në lidhje me një ndodhi të pazakontë e që ka të bëjë me atë që në menaxhmenti i Gjimnazit “Xhevdet Doda” ka aprovuar një kërkesë të zyrtarëve të Gjykatës Speciale që të ligjërojnë në këtë shkollë.

Ai ka thënë se kjo është e pabesueshme, duke theksuar se “Ligjëratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a”.

“Zyrtarë të Gjykatës Speciale me aprovimin e menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, shkojnë dhe u mbajnë ligjerata nxënësve të kryeqytetit. E pabesueshme! Ligjeratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a? Qysh, UÇK-ja ka bërë spastrim etnik në Kosovë a?E firkshme!”, ka shkruar Behrami.

Ai u ka bërë thirrje prindërve që mos të lejojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në këto ligjërata.

“Ftoj të gjithë prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjerata! Ftoj të gjitha institucionet e Arsimit të Ulët dhe të Lartë që të refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë gjykatë”, përfundon shkrimin Behrami.

Komento: