Behrami: Prokuroria e Speciales po legjitimon propagandën e Serbisë kundër krerëve të UÇK-së

16:08 | 02 Nëntor 2023
behrami:-prokuroria-e-speciales-po-legjitimon-propaganden-e-serbise-kunder-krereve-te-uck-se

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka vlerësuar se dëshmitarët serbë të Gjykatës Speciale po shërbehen nga dezinformatat e shërbimeve sekrete serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë.

“Duket se krejt dëshmitarët serbë që i kemi parë në proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, po shërbehen nga dezinformatat e Shërbimeve serbe. D.m.th. prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së!”, ka shkruar Behrami.

Komento: