Behrami reagon për fotografinë e Thaçit në bodrumin e MPJD-së: Asnjëherë nuk mund ta përlyni

13:15 | 11 Mars 2026
behrami-reagon-per-fotografine-e-thacit-ne-bodrumin-e-mpjd-se:-asnjehere-nuk-mund-ta-perlyni

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në mbeturina në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Behrami ka thënë se nuk mund të përlyhet kontributi i Thaçit.

“Kot e keni! Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi. A po e shihni që edhe në moçalin institucional që e keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar Behrami.

Komento: