Bëhu Babadimër dhe vrapo në ndihmë të familjeve në nevojë

09:12 | 16 Dhjetor 2018

Në Prishtinë sot do të mbahet një ngjarje e rëndësishme.

Duke filluar nga mesdita do mbahet mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”.

Mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër” organizohet sot në orën 13:00, pikënisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

“A dëshiron ta ndihmosh një familje në nevojë për t’i festuar me gëzim festat e fundvitit? Është shumë e thjeshtë. Eja çdo ditë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Aty mund të blesh kostumin e Babadimrit dhe numrin pjesëmarrës për mini-maratonën humanitare ‘Bëhu Babadimër’. Çmimi i kostumit për të rritur 10€euro, për të vegjël 5€ euro ti bëhesh Babadimër dhe i mundëson një familjeje në nevojë të kalojë festat e fundvitit si të gjithë”, thuhet në njoftim.

Ky është edicioni i tretë i Bëhu babadimër.

Aktiviteti organizohet nga Jusuf Islami dhe OJQ Projekti 5 Cent.

Komento: