Bëhuni gati, këto super-ndeshje na presin sonte në Champions League

10:15 | 10 Prill 2019

Liga e Kampionëve sonte do të na sjellë dy super-duele.

Sonte do të luhen dy sfidat e dyta të çerekfinaleve të para. Ajax pret në shtëpi Juventusin. Ekipi holandez kërkon të surprizojë edhe Juventusin, pasi eleminoi Real Madridin.

Nga ana tjetër Juventus kërkon rezultat pozitiv, në mënyrë që të mos rrezikojë siç rrezikoi me Atleticon.

Ndeshja tjetër ëshët ajo mes Manchester United dhe Barcelonës. Manchester që ndryshoi fytyrë që me ardhjen e Solskjaerit, kërkon të mund Barcelonën e cila po kalon një moment shumë të mirë.

Barcelona duke u mbështetur tek gjeniu Messi, kërkon të mbyllë hesapet që me ndeshjen e parë. Ndeshjet do luhen në orën 21:00.

Komento: