Bëhuni gati, këto temperatura na presin në katër ditët e ardhshme

00:00 | 22 Tetor 2021

Moti në vendin tonë vazhdon të jetë i ndryshueshëm.

Në 4 ditët e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave në Kosovë.

Sipas “Prishtina Weather” nesër moti do të jet ëme diellë por vransirat do të shtohen, transmeton Reporteri.net.

Ndërsa, të shtunën pritet të ketë reshje lokale shiu dhe në mbrëmje do të jetë më ftohët.

22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë. Ditën ngrohtë e vransirat shtohen.

23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

Komento: