Mësohet si do të jetë moti për nesër e pasnesër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që do ta mbajë nesër në vendin tonë.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në vise të ulëta reshje shiu dhe bore.
Të enjten mot i vranët dhe i qetë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.