
Mot i ftohtë me temperatura minimale në -4 gradë celsius pritet të mbajë nesër në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot me diell dhe i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, shkruan lajmi.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje.