Bëhuni gati, ky mot na pret javën e ardhshme

23:35 | 06 Korrik 2019

Moti pritet në ndryshojë.

Fundjava me mot të nxehtë dhe me diell. Javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave

Fusha të presionit të lartë dhe rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon gjatë fundjavës, duke kushtëzuar një mot të nxehtë, stabil dhe kryesisht me diell.

Mirëpo në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të sjell kushte për reshje lokale shiu, e nga mesi i javës edhe rënie të theksuar të temperaturave për 5C deri në 10C.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, ndërsa nga java e ardhshme pritet të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të shënojnë rritje deri në 34C, e më pas pritet të zbresin edhe deri në 24C.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë veriperëndimore 1-2m/s, e ditën e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Komento: