Bëhuni gati rossonerë, ylli i madh po zbarkon në “San Siro”

17:56 | 03 Maj 2019

Andre Silva,mund të ktheht serisht te Milani.

Andre Silva mund të rikthehet përsëri tek Milani. Sikurse raporton Sportmediaset, menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, i cili në të njëjtën kohë është edhe menaxheri i Cristiano Ronaldos mund ta rikthejë edhe një herë portugezin në “San Siro”.

Silva për momentin aktivizohet si i huazuar tek Sevilla në La Liga, ndërsa ka bërë një sezon pozitiv. Në rast të një rikthimi të tij, atëherë është e mundur që nga kuqezinjtë të largohet Patrik Cutrone, që kohët e fundit nuk është aty ku pritej.

Milani për momentin në Serie A është në vendin e 7 me 56 pikë dhe rrezikon pjesëmarrjen në Champions League në vitin e ardhshëm futbollistik. Mbetet për t’u parë nëse skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do të bëjë mrekullinë në 4 javët e mbetura të kampionatit.

Komento: