Bëhuni gati rossonerë, ylli i madh po zbarkon në “San Siro”

16:12 | 22 Maj 2019

Kaka ka konfirmuar se do të dëshironte të kthehej në Milano, ndoshta si një drejtor sportiv.

Kaka përfundoi karrierën e tij t dy vjet më parë dhe ka studiuar drejt një roli ekzekutiv në futboll, mes spekulimeve që Leonardo do të largohet nga Milani në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

“Jam duke u përgatitur të kthehem në futboll, ndoshta si drejtor sportiv”, tha Kaka për Fox Sports Brasil.

“Do të përfundoj një kurs për menaxhimin e sportit në gusht dhe do të shohim se çfarë ndodh nga atje.
“Për të filluar në Milano do të ishte mirë, për historinë që kam me klubin dhe për prestigjin që kanë në botë.

“Në të njëjtën kohë, megjithatë, është e vështirë për mua të largohem nga fëmijët e mi për periudha të gjata kohore”./ORAinfo/

Komento: