Pacolli aktivizon fondacionin e tij për familjet e prekura nga vërshimet, i fton të gjithë të kontribuojnë.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me vërshimet në shumë qytete të Kosovës.
Pacolli iu bëri ftesë miqve të tij nga komuniteti i biznesit por edhe njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë në Fondacionin “Behgjet Pacolli” për t’i ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet.
“Në këtë situatë, duhet të ndihmojmë!U bëj ftesë të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit, atyre që kanë mundësi dhe njerëzve të vullnetit të mirë, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfarë shume, të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare me numrin: XK1401000000912949 me emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″”, ka shkruar Pacolli.
Kreu i AKR-së, i ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, komunitetin e biznesit nga Kosova, Shqipëria e diaspora që të bëhen bashkë për t’iu dalë në ndihmë,
“Për informata dhe paralajmërime të donacioneve të juaja është aktivizuar nr i Ëhatsapp dhe Viber +38344183582. Një komision i posaçëm do të menaxhoj me shumë kujdes dhe vëmendje procesin e ndihmave tona! Donacionet nuk do të mbesin anonime”, është shprehur Pacolli.