Bëjnë qejf me para publike, Ministria e Rasim Demirit ndan 7 mijë euro për telefona mobil

13:07 | 21 March 2019

Zyrtarët publik në Kosovë vazhdojnë të bëjnë luks me paranë publike.

Karvanit të bërjes qejf me para të shtetit i është bashkuar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Kjo ministri e cila udhëhiqet nga ministri Rasim Demiri ka planifikuar të blejë telefona mobil në vlerë prej 7 mijë eurove, shkruan ORAinfo.

Burime të ORAinfo-s bëjnë të ditur se telefonat do të blihen për stafin e kabinetit të ministrit Demiri.

Një njoftimin për kontratë të KRPP-së shihet se Ministria e Zhvillimit Rajonal për këtë tender ka ndarë 7 mijë euro.

Ky tender për blerjen e telefonave do të jetë i hapur deri në fund të këtij muaji. /ORAinfo/

Komento: