Asambleistja e AAK-së në Prishtinë, Fiknete Bejta ka thënë se pjesës më të bukur të Prishtinës po i kthehet vëmendja për investime.
Sipas saj Gollaku do të fuqizohet me investimet në infrastrukturë, në ferma, turizëm malor dhe turizmin kulturor, përcjell ORAinfo.
Ky është postimi i plotë:
Pjesës më të bukur të Prishtinës po i kthehet vëmendja për investime.
Gollaku do të fuqizohet me investimet në infrastrukturë, në ferma, turizëm malor dhe turizmin kulturor, duke u shëndrruar një vend atraktiv.
Por përtej kësaj jemi të interesuar që t’i japim respektin e duhur të gjithë atyre njerëzve që në çdo etapë të historisë të kësaj ane kanë sakrifikuar duke kontribuar në çfarëdo forme për vendin e vet. /ORAinfo/