Beka: Vendim brengosës për zjarrfikësit mosqëndrimi në seancë i mazhorancës, nuk jetohet me këtë koeficient

19:20 | 26 Tetor 2023
beka:-vendim-brengoses-per-zjarrfikesit-mosqendrimi-ne-seance-i-mazhorances,-nuk-jetohet-me-kete-koeficient


Se vendimi nuk është i duhuri për mosqëndrimin e deputetëve të partisë në pushtet lidhur me seancën e ngritjes së koeficientit e thonë edhe nga Zjarrfikësit.

Kreu i Zjarrfikësve, Muharrem Beka thotë se ky vendim është brengosës për ta.

Pasi sipas tij, kjo kategori është me koeficienti më të ulët.

Ai thotë për Front Online se nuk jetohet me këtë vlerë duhet të rritët.

“Vendim brengosës për zjarrfikësit pasi e kemi koeficientin më të ulët, është dashur ta rishikojnë vlerën duke u bazuar edhe në rritjen e inflacionit e kostos të jetesës, jemi mbetur pa koment me këto veprime, është dashur të rrinë në debat e të analizojnë se a mund të jetojmë me këtë koeficient. Duhet të rritët vlera “, u shpreh Beka.

Komento: