Bekim Haxhiu kërkon llogari nga QKUK për rastin e vrasjes së shtatzënës: Fëmija ka mundur të shpëtohet

19:54 | 08 December 2022

Haxhiu kërkon llogari nga QKUK për rastin e vrasjes së shtatzënës: Fëmija ka mundur të shpëtohet.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar përgjegjësi nga Qendra Klinike Universitare për rastin e vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.

Në seancën e Kuvendit e Kosovës, ku po diskutohet ndryshimet në kodin penal dhe atë të procedurës penale për rastet e dhunës seksuale, Haxhiu tha se llogari duhet të jepet edhe për mos shpëtimin e fëmijës së Hamide Magashit.

“Çdo i diplomuar në fakultetin e mjekësisë e dinë në rastet e tilla duhet të ruhen provat, apo duhet të shpëtohet jeta. Dikush duhet të jep llogari për atë fëmijë që ka vdekë, sepse nuk është bërë përpjekje as minimale me u shpëtuar”.

“Ai fëmijë ka pasur nesër me lindë. Vetëm një prerje cezariane që është zbuluar 2500 vjet më herët me pas bërë, ai fëmijë duhet të jep llogari për këtë punë. Këtë e kërkoj që ministrja nëse s’ka pasur dorëheqje morale, atëherë prej gjithë zingjirit brenda QKUK-së duhet të kërkohet llogari”, tha ai.

Hamide Magashi është vrarë javën e kaluar nga ish bashkëshorti i tij në oborrin e QKUK-së, dy ditë më pas i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Komento: