Bekim Haxhiu me këtë veprim ‘zyrtarizon’ përplasjet në PDK-në e Skenderajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bekim Haxhiu me këtë veprim ‘zyrtarizon’ përplasjet në PDK-në e Skenderajt

11:14 | 22 Prill 2019

Zgjedhjet në degën e PDK-së në Komunën e Skenderajt nuk kanë shkuar më së miri.

Ato janë përshkura me një përplasje mes grupit të Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut.

Se ka akanaqësi ndaj Sami Lushtakut terrthorazi e ka bërë të qartë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai përmes një postimi në rrjetet socilae ka komentuar zhvillimin e procesit zgjedhor brenda kësaj partie.

Haxhiu ka falënderuar të gjithë për angazhimin në këtë proces të PDK-së në Skenderaj, por në asnjë moment nuk ka uruar Sami Lushtakun për fitoren e tij në krye të degës së PDK-së në këtë komunë.

Tutje i njëjti ka publikuar edhe disa fotografi nga Kuvendi zgjedhor në Skenderaj, por është përkujdesur që në asnjë fotografi të mos jetë i shfaqur Lushtaku.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës sot në Skenderaj në Kuvendin Zgjedhor, zgjodhi strukturat e saj, kryetarin dhe Këshillin Drejtues.

Që nga fillimi i këtij procesi të brendshëm zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje masive të antarisisë së PDK- së në çdo nëndegë .

Dua të falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, me mobilizim të këtillë të antarësisë se PDK-së, sigurisht se PDK do të jetë çdo herë partia e parë në nivel vendi.

Të gjithë të zgjedhurve në strukturat e PDK-së , ju uroj suksese!

#DekadaeRe

Komento: