Bekim Haxhiu mesazh VV-së pas dështimit të ligjit për Trustin: Populli nuk harron

17:23 | 23 Qershor 2022

Haxhiu mesazh VV-së pas dështimit të ligjit për Trustin: Populli nuk harron, qytetarët e panë dyfytyrësinë e qeverisë Kurti.

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se është zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit.

Haxhiu, ka shtuar se pushteti i sotëm është diskriminues dhe përçarës që ngulfat qytetarin skajshmërisht në varfëri në kohë krize, shkruan lajmi.

“Zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit! Privimi me arrogancë numrash i së drejtës së qytetarëve për tërheqjen e deri në 30 për qind të parave në Trust, dëshmoi që ky pushtet është diskriminues, përçarës që ngulfatë qytetarin skajshmërisht në varfëri në kohë krize”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Tutje, ai ka vijuar duke thënë se qytetarët e Kosovës sot e kanë parë mashtrimin, dyfytyrësinë e pushtetit të qeverisë së Albin Kurtit.

“Premtimet për “Barazi dhe Drejtësi”, “Krejt dhe Drejt” u rrëzuan me votën e deputetëve të pushtetit. Qytetarët e Kosovës sot e panë mashtrimin, dyftyresinë e pushtetit të Qeverisë Kurti. Deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin”, ka vijuar ai.

Me tej, ai ka thënë po ashtu se, qeveria e Kurtit nuk ka më legjitimitet qytetarë për të qeverisur vendin dhe se populli nuk harron.

“Zgjedhjet vijnë sërish, populli nuk harron. Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet qytetarë për të qeverisur me vendin, çdo premtim të saj e ka shkelur”, ka përfunduar Haxhiu.

Përndryshe, Projektligji për Trustin i cili parashihte lejimin e tërheqjes së një pjesë të parave nga Trusti, dështoi të aprovohej sot, pasi që votat e pozitës ishin kundër.

Komento: