Bekim Haxhiu: Zbulohet pllaka përkujtimore në Prekaz për dëshmorët dhe martirët

20:50 | 11 Prill 2026
bekim-haxhiu:-zbulohet-pllaka-perkujtimore-ne-prekaz-per-deshmoret-dhe-martiret

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se sot, në Prekaz në lagjen Kodra, u zbulua pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në luftën çlirimtare.

Ai theksoi se kjo lagje në krye me komandantin Ilaz Kodra ishte gurthemel i UÇK-së, duke e cilësuar si bastion të qëndresës, luftës dhe krenarisë kombëtare.

Sipas tij, pllaka përkujtimore do të mbetet dëshmi e përhershme për brezat e ardhshëm, për guximin dhe sakrificën e popullit në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, përfundon mesazhi i tij.

Komento: