Bekim Jashari flet pas përleshjes në PDK, ja çka ndodhi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bekim Jashari flet pas përleshjes në PDK, ja çka ndodhi

22:58 | 14 Prill 2019

Skenderaj ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas njoftimeve se në PDK-në e Skenderajt sot ka pasur përleshje fizike.

Jashari ka thënë se nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.

“Unë i kam hapur dyert e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim. Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njëjtë”, ka thënë Jashari.

Gjatë ditës është raportuar se zgjedhjet e brendshme të PDK-së në komunën e Skenderajt, kanë degraduar në përleshje fizike të dielën.

Duke u thirrur në burime të gazetës Koha Ditore, ishte mësuar se përplasjet janë shënuar midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari. Të pranishëm, pos këtyre dyve kishin qenë edhe deputetët Bekim Haxhiu e Ganimete Musliu.

Sipas burimeve, përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Skenderaj ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Bekim Jasharit, që në krye të Skenderajt ka ardhur si kandidat i pavarur:

Të nderuar,

Dje dhe sot kam qenë shumë i angazhuar me projekte në interes të qytetarëve të Skenderajt.

Dje, zyrtarisht në Skenderaj kemi shpërnda 164 bursa për studentë, ndërsa sot kam qenë i angazhuar në takim me biznesmenë, për të sjellë investime në Skenderaj, për të hapur fabrika dhe vende pune.

Pavarësisht angazhimeve të mia, për të mirën e qytetit, janë të tjerët të cilët tentojnë të më involvojnë në tema që fare nuk më interesojnë, dhe as që dua të merrem me to.

Dhe, sado që mundohesh të mos i kushtosh rëndësi çfarë shkruajnë, atëherë kur tentojnë të të nxjerrin ashtu siç nuk je, me gjithë angazhimet e stafit dhe bashkëpunëtorëve, për të sjellë investime, me qëllim të çuarjes përpara këtij vendi të varfër e me numër të lartë të papunësisë, dhe me shumë probleme të tjera, prapësëprapë duhesh t’ua kujtosh faktin se Skenderaj do të jetë ndryshe nga së janë mësuar ta shohin e ta trajtojnë.

Bekim Jashari nuk është as nuk do te jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.

Une i kam hapur dyer e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim.

Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njejtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!