Bekim Jashari poston foto nga Prekazi, komentuesit thonë se shohin diçka në qiell

09:44 | 21 Maj 2020

Fotografi mahnitëse janë shkrepur gjatë ditës së djeshme pas motit me vetëtima dhe bubullimë që mbretëroi në vendin tonë.

E një nga fotot më të bukura është shkrepur në Skenderaj, nga fotografi i njohur Sefer Aliqka.

Pa dyshim se kjo foto nuk është lënë pa shpërndarë nga familjarët e familjes legjendare që pushon në Prekaz.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërndarë këtë foto, mirëpo shumë komentues kanë shkruar se po vërejnë një detaj interesant në foto dhe kanë pyetur nëse është e manipuluar.

Konkretisht, ata kanë thënë se aty po e shohin figurën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë autori i fotos, i cili ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.

Sido që të jetë, kjo mbetet një nga fotografitë më të bukura të realizuara nga Prekazi legjendar.

Komento: