Bekim Jashari: Sami Lushtaku kishte ikur në kohë të luftës, pse të bëhej komandant

21:46 | 17 Dhjetor 2020

Bekim Jashari nuk i kursyer kritika ndaj Sami Lushtakut.

Kryetari i Skenderajt ka hedhur sonte plot akuza ndaj Sami Lushtakut për ikje nga fronti i luftës, e pastaj për fushatë kundër tij.

Jashari thotë se Lushtaku për 5 vjet në kohën e luftës kishte ikur në Gjermani e pastja për një kohë kishte qëndruar në Kotorr, aty ku s’kishte zonë lufte.

‘’S kisha muj me funksionu pa mbështjen e PDK’së. Por Lushtaku kishte nisur fushatë kundër meje. Lushtaku ka pase vec hajër e t mira edhe nga Bekimi edhe nga ne si familje para e mas luftës. Nëntë nga deputetët e PDK’së më kanë mbështetur, 11 të tjerë jo’’, ka theksuar ai në një debat televiziv.

‘’Pse të jetë komandanr Lushtaku kur ka ikë në Gjermani. Qytetarët thonë se një kohë të gjatë ka nejt në Kotorr me Njësinë Speciale dhe s’ka pasë zonë luftë andej. Pse u dasht me nejt atje. Lushtaku ka qëndru larg frontit të luftës’’, shton ai.

Komento: