Bekteshi iu bën thirrje bashkatdhetarëve të votojnë: Çdo votë e juaja është e rëndësishme, bëhuni ndryshimi

15:36 | 10 January 2025

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lendita Bekteshi iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë.

Bekteshi ka kërkuar nga ta të mos e humbasin mundësinë për të bërë ndryshim në Kosovë.

Ajo ka theksuar se si asnjëherë më parë çdo votë e mërgimtarëve është e vlefshme dhe e rëndësishme.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Nga dje edhe zyrtarisht ka filluar votimi për ju, mos e humbni mundësinë për të bërë ndryshimin për të ardhmen e vendit tonë. Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë.

Votoni numrin 124, numrin e fitores.

Votoni 66 Linda Bekteshi.

Votoni 11 Xhafer Gashi.

bëhundryshimi ✅

Komento: