Bekteshi: Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë

16:08 | 23 November 2024
bekteshi:-se-bashku-do-te-vazhdojme-te-ndertojme-te-ardhmen-qe-meritojme

Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi, njëkohësisht edhe kandidate për deputete nga kjo parti ka falënderuar të gjithë antarët e strukturës së LDK-së, Dega në Obiliq, për përkushtimin dhe angazhimin e palodhur në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thekson se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë.

Postimi i plotë:

Të nderuara gra, të rinj dhe të gjithë anëtarët e strukturës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Obiliq.

Dua t’ju falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj të palodhur në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Secila prej jush, çdo i ri e re, dhe çdo anëtar i strukturës tonë ka qenë shtylla kryesore e suksesit tonë.

Gratë tona kanë treguar forcë, vizion dhe shembull frymëzues për komunitetin, ndërsa rinia na ka dhuruar energjinë, entuziazmin dhe idetë e reja që janë jetike për progresin tonë.

Bashkë, si një strukturë solide dhe e bashkuar, kemi dëshmuar se kur kemi synime të qarta dhe një vullnet të pathyeshëm, mund të arrijmë çdo qëllim.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar! Kjo është forca jonë, dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë.

Me respekt dhe mirënjohje,
#rrugenebejmebashke ✌✌

Komento: