Belgjika dënon sulmin ndaj policisë: Autorët të vihen para drejtësisë

17:29 | 25 Shtator 2023
belgjika-denon-sulmin-ndaj-policise:-autoret-te-vihen-para-drejtesise

Ministria e Jashtme e Belgjikës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic në Banjskë të Zveçanit.

Ata kanë thënë se autorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Komento: