Belgjika do t’i dhurojë Kosovës vaksina AstraZeneca

13:54 | 04 August 2021

Belgjika planifikon t’i dhurojë Kosovës vaksina AstraZeneca.

Belgjika ka planifikuar të dhurojë një total prej katër milionë dozash të vaksinës Covid-19, në vendet e treta, deri në fund të vitit 2021.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme e Belgjikës, ku thuhet se fillimisht 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë, përcjell Klan Kosova.

“Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global”, tha Ministrja belge e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir.

Komento: