Belgjika “dridh” skuadrat me këtë lajm

17:13 | 21 Maj 2019

Vincent Kompany, është thirrur në skuadrën e Belgjikës për kualifikueset e tyre të Euro 2020 muajin e ardhshëm.

Kompany zbuloi të dielën se do të largohet nga Manchester City për t’u rikthyer në klubin e tij të djalërisë në sezonin 2019-20,përcjell ORAinfo.

33-vjeçari humbi vendin e tij në dy ndeshjet e kualifikimit të Grupit I në mars dhe nuk ka luajtur për kombëtaren belge pasi ata pësuan një humbje 5-2 të Ligës Kombëtare në Zvicër më 18 nëntor.

Megjithatë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, nuk kishte asnjë hezitim ta thërriste atë për ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Skoci./ORAinfo/

Komento: