Belgjika fiton dhe kualifikohet si e para e grupit në Euro 2024

20:36 | 19 Nëntor 2023

Belgjika kualifikohet si e para e grupit në Euro 2024.

Belgjika është kualifikuar si e para e grupit F në Kampionatin Evropian.

Belgët triumfuan sonte 5:0 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Romelu Lukaku shkëlqeu duke shënuar katër gola veç në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

E golin e fundit e shënoi Trossard në minutën e 90-të.

Kësisoj, Belgjika kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë, kurse Austria si e dyta më një pikë më pak.

Jashtë Euros ka mbetur Suedia, Azerbajxhani dhe Estonia prej këtij grupi.

Komento: