Belgjika publikon listën për Ligën e Kombeve, ftohet edhe Adnan Januzaj

13:37 | 18 Maj 2022

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën e saj për Ligën e Kombeve.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, kombëtarja e Belgjikës do të ketë përballjet me Holandën, Poloninë dhe Uellsin.

Për këto ndeshje, belgët do të jenë me të gjitha forcat.

Emra si Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne e Romelu Lukaku janë përfshirë në listën e trajnerit për këto ndeshje.

Aty është edhe lojtari i Real Sociedad, Adnan Januzaj, i cili ka pasur paraqitje mjaft solide në La Liga.

Më poshtë e keni listën e plotë të Belgjikës për këto ndeshje.

Komento: