Bella është gati t’i ndihmoj babit në sfilatat e tij, kështu reagon Edita

14:50 | 21 Janar 2020

Bella është bërë gati për sfilatë.

Ende pa mbushur dy vjeç, Bella Sahiti e ka dëshmuar se do të ndjek hapat e babait. Valdrini dhe bashkëshortja e tij Edita, kujdesen shumë që vogëlushja e tyre të lë mbresa në çdo paraqitje të saj, si një fashionista e vogël.

Edita ka ndarë sot me ndjekësit e saj një video në InstaStory, ku shihet Bella teksa po ecte me taka. Duket se ajo është gati ta ndihmoj babin nëse është nevoja për sfilatat e këtij viti.

Kujtojmë se stilisti i njohur i dha fund beqarisë në muajin shtator të vitit 2017 në një resort luksoz në Las Vegas.

Komento: