Belotti i thotë “JO” këtij klubi

17:43 | 15 Korrik 2019

West Ham United, ofroi 60 milion euro për sulmuesin italian, Andrea Belotti, por Torino ka një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh.

Sipas Tuttosport, Hammers bëri një ofertë të madhe prej 60 milion euro (rreth 54 milionë funte për 25 vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Torino e hodhi poshtë, pasi ‘Il Gallo’ nuk është në shitje dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milion euro në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Granata janë veçanërisht të etur për të mbajtur yllin e tyre, pasi po përgatiten për raundet preliminare të Europa League më vonë këtë muaj./ORAinfo/

Komento: