Belotti kërkon transferimin në Milan, lëvizjet e fundit

20:11 | 11 Tetor 2021

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti dëshiron të sigurojë një lëvizje në Milano vitin e ardhshëm – sipas Calcio Mercato.

27-vjeçari do të refuzojë mundësinë për të zgjatur kontratën e tij në ‘Stadio Olimpico Grande’ pas përfundimit të sezonit aktual.

Belotti është i vendosur të kalojë te Milani, i cili mund ta nënshkruajë atë me një transferim falas kur skadon marrëveshja e tij aktuale.

Italiani mund të shihet si një pasues potencial i Zlatan Ibrahimovicit tek klubi ‘kuq e zi’.

Sulmuesi ka regjistruar 231 paraqitje me Torinon në të gjitha kompeticonet, duke realizuar 106 gola e dhuruar 26 asistime të tjera, sipar ‘Transfermarkt’.

Komento: