Belotti ndan rrugët me Torinën, por qëndron në Serie A

09:48 | 20 Korrik 2022

Belotti ka marrë vendimin: Pas shumë vitesh me Torinon transferohet tek gjiganti italian.

Ndrea Belotti tashmë nuk ka ndonjë kontratë me Torinon dhe është I lirë që të marrë çfarëdo vendimi për të ardhmen.

Janë përmendur shumë skuadra, mirëpo siç bën të ditur Tuttomercato, përfaqësuesi I Italisë ka vendosur që karierën e tij ta vazhdojë tek Roma.

Në këtë mënyrë Jose Mourinho pas Paulo Dybalas do të arrijë të sigurojë shërbimet e edhe të një tjetri futbollisti cilësorë për skuadrën e tij.

Kujtojmë që Andrea Belotti është pjesë e Torinos prej vitit 2015. Për ‘Demat’ ai ka zhvilluar 270 ndeshje ku ka shënuar 106 gola.

Komento: