Bën aksident me veturë, vdes legjenda e boksit

12:21 | 16 Korrik 2019

Pas një aksidenti automobilistik ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Pernell Whitaker.

Ai një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u goditur nga një veturë në Virginia Beach.

Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar. por mësohet se

“Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.

I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.

Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.

Komento: