Babai rrah vajzën në Obiliq.
Një person është prangosur në Obiliq, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vajzën e tij
Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.