Bullgaria ndeshjen e radhës rrezikojnë të luajnë pa shikues.
Thirrjet raciste në drejtim të Kosovës mund t’i kushtojnë shtrenjtë Bullgarisë. UEFA i ka nisur hetimet për këtë rast dhe bullgarët rrezikojnë të luajnë pa shikues ndaj Anglisë.
Bullgaria mund ta ketë fatin e Malit të Zi, i cili u detyrua të luante pa shikues në ndeshje me Kosovën, në eliminatoret e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, bullgarët bënë thirrje raciste kundër Kosovës, duke kërkuar “vriti, vriti shqiptarët” dhe për këtë veprim UEFA i ka nisur hetimet.
Prandaj, gjiganti britanik BBC shkruan se Bullgaria mund të dënohet dhe ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë pa shikues.
UEFA do ta dëgjojë rastin të enjten e 18 korrikut, ndërsa në ndeshje me anglezët stadiumi mund të jetë i mbyllur ose komplet, ose gjysma e tij pa shikues.
Bullgarët u mposhtën nga Kosova 2:3 në Sofje, ku do ta presin Anglinë më 14 tetor të këtij viti.