Bengjet Pacolli e pranon humbjen, e uron Vetëvendosjen për fitoren

10:56 | 15 Shkurt 2021

Behgjet Pacolli: Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se në një demokraci është e rëndësishme që të pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe të përgëzosh kundërshtarin.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, shkruan Pacolli.

Komento: