Bëni mirë të qëndroni brenda këtë vikend, ja ҫfarë moti do të jetë në Kosovë

20:54 | 07 Dhjetor 2018

Moti në Kosovë do të fillojë të bëhet më i ftohtë këtë vikend.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale gjatë vikendit do të jenë 4-6 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik. Gjatë ditës së shtunë pritet që të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe në shumë territore parashihet të bie shi.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.

Komento: