Beniada apo Monika, cila mendoni se do të eliminohet sonte?

21:05 | 08 Shkurt 2022

18 shkurti është data e finales së madhe të këtij edicioni të Big Brother VIP.

Kur jemi drejt fundit, tashmë kanë filluar të zbulohen edhe finalistët.

Iliri është finalisti i parë i zgjedhur nga votat e publikut.

E sonte do të bëhet e ditur edhe finalistja e dytë.

Pasi ishte e vetmja që nuk ishte e nominuar të premten, ‘Vëllau i Madh’, i dha mundësinë Monikës të zgjidhte një banorë me të cilin do të shkonte në televotim për finalistin e dytë.

Monika zgjedhi Beniadën, dhe të dyja janë votuar gjatë javës nga publiku.

Kujtojmë se në finalen e madhe shkojnë katër banorë.

Komento: