
Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Kosova, Benita ka bërë një deklaratë që ka trazuar shtëpinë dhe publikun.
E pyetur nga moderatorja nëse do ta zbulojë atë që di, ajo ka pranuar se posedon një sekret të madh lidhur me jetën e Klodit, por ka refuzuar ta bëjë publik.
Benita është shprehur se e vërteta mund të lëndojë dikë, duke shtuar se Elijona i dhimset dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta tregojë sekretin në këtë fazë të lojës, shkruan Kosovarja.
Çka mendoni ju, cili mund të jetë sekreti që po e mban të fshehtë Benita?
